Vance: Irani duhet të ulë ndjeshëm pasurimin bërthamor, për t’i dhënë fund luftës

Vance: Irani duhet të ulë ndjeshëm pasurimin bërthamor, për t’i dhënë fund luftës

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se Irani duhet të bëjë një reduktim “kuptimplotë” të kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, nëse dëshiron të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit shtatëmujore mes dy vendeve. Vance tha se Uashingtoni nuk kërkon vetëm angazhime për uljen e kapaciteteve në të ardhmen, por masa konkrete nga Teherani për reduktimin e kapacitetit aktual të pasurimit bërthamor. “Ne nuk do të shkëmbejmë fjalë me veprime”, tha Vance, duke nënvizuar se SHBA-ja kërkon hapa konkretë nga Irani. Sipas zëvendëspresidentit amerikan, pasurimi i uraniumit në nivele të larta është i papajtueshëm, sipas këndvështrimit të Uashingtonit, me pretendimin se programi bërthamor i Iranit nuk synon prodhimin e armëve bërthamore. Irani dhe SHBA-ja kanë shkëmbyer propozime gjatë javëve të fundit në...