Valiev dhe Abakarov vetëm fitore në Europianin e mundjes, shkojnë të dy në gjysmëfinale

Valiev dhe Abakarov vetëm fitore në Europianin e mundjes, shkojnë të dy në gjysmëfinale

Kanë nisur në Bratislavë të Sllovakisë garat e Kampionatit Europian të Mundjes për të rritur, event ku marrin pjesë edhe sportistët kuqezinj. Në tapet kanë zbritur sot mundësit e parë të kombëtares shqiptare. Mundësi Chermen Valiev, që garon në peshën 74kg të stilit të lirë, ishte kualifikuar direkt në fazën çerekfinale. Në përballjen e parë ai fitoi pa probleme 10-0 ndaj bullgarit Ramazan Ramazanov, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Në peshën 61kg për meshkuj të stilit të lirë garoi mundësi Zelimkhan Abakarov. Në përballjen e parë, ai fitoi 10-0 ndaj zviceranit Nils Leutert. Një përballje e dominuar nga mundësi shqiptare,...
Burimi: Telesport.al