Vala e vjedhjeve trondit muzetë franceze, nga bizhuteritë e lashta te pikturat e Renoir

Vala e vjedhjeve trondit muzetë franceze, nga bizhuteritë e lashta te pikturat e Renoir

Një valë vjedhjesh ka vënë në alarm muzetë në Francë, ku grabitësit po godasin gjithnjë e më shpesh koleksionet e pasura me bizhuteri, objekte të lashta dhe vepra arti me vlerë të lartë. Në korrik, në një muze në lindje të Francës, dy persona të maskuar me paruke thyen me vare dhe çekiç një vitrinë dhe vodhën një gjerdan ari rreth 2,500-vjeçar. Grabitja zgjati më pak se katër minuta. Në një tjetër muze francez, tre persona të maskuar vodhën 27 bizhuteri me vlerë mbi 4.5 milionë euro, pasi depërtuan përmes dy dyerve. Ndërkohë, këtë javë, në një muze në Rivierën Franceze, hajdutët prenë një rrethim dhe hynë përmes një dritareje, duke u larguar me dy piktura të piktorit impresionist Pierre-Auguste Renoir. Dy vepra të tjera...