Vala e të nxehtit po thyen rekorde, Italia kufizon punën në ambient të jashtëm

Vala e të nxehtit po thyen rekorde, Italia kufizon punën në ambient të jashtëm

Puna në ambient të jashtëm është ndaluar gjatë orareve më të nxehta të ditës në më shumë se gjysmën e rajoneve të Italisë. Nderkohe një valë ekstreme e të nxehtit ka thyer rekordet e temperaturave në Spanjë e Portugali, dhe vazhdon ta përfshijë pjesën më të madhe të Evropës, raporton “The Guardian”. Temperaturat ekstreme besohet se kanë marrë të paktën tri jetë, përfshirë të një djali të vogël në provincën Tarragona të Katalonjës. Në Palermo në Itali, një grua 53-vjeçare vdiq të hënën, ndërsa një 70-vjeçar vdiq në Torino.
Burimi: Syri.net