Vala e të nxehtit në Turqi/ Temperaturat arrijnë 50.5 gradë Celsius

Vala e të nxehtit në Turqi/ Temperaturat arrijnë 50.5 gradë Celsius

Temperaturë prej 50.5 gradë Celsius u regjistrua të premten (25 korrik) në juglindje të Turqisë, duke shënuar rekordin absolut historik për vendin, njoftuan të shtunën (26 korrik) autoritetet. “Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, u thye rekordi i temperaturës më të lartë me 50.5 gradë në Silopi (…) më 25 korrik,” thuhet në një postim të Ministrisë së Mjedisit në platformën X. Temperatura të tjera të larta u regjistruan 49.6 gradë Celsius në Kiziltepe, 49.4 në Cizre dhe 49.3 në Nusaybin. Në total, gjashtë stacione meteorologjike në të gjithë vendin regjistruan temperatura mbi 49 gradë Celsius. Syri.net-CNN.gr