Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vajza vdiq gjatë festës së diplomimit në Itali, familja kërkon drejtësi: Nuk gjetëm as rrobat, vetëm këpucët
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Palermos në Itali, ku Simona Cinà, 20-vjeçe, sportiste e njohur e volejbollit, humbi jetën gjatë një feste diplomimi në një vilë me pishinë në Bagheria. Rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta dhe familja kërkon përgjigje. “Kur mbërritëm, Simona ishte e shtrirë buzë pishinës, e mbuluar me një peshqir, vetëm me rrobat e banjës. Rrobat nuk i gjetëm askund, vetëm këpucët,”- tregon motra e saj binjake, Roberta Cinà. Ajo shton se Simona kishte me vete një byzylyk të nënës, të cilin e kishte ruajtur në çantë, një detaj që sipas saj...