‘Vajza tha se e donin njëri-tjetrin’/ Vrasja makabër e Ilaria Sulës, babai i 22-vjeçares shqiptare: S’e dija që ishin ndarë…

‘Vajza tha se e donin njëri-tjetrin’/ Vrasja makabër e Ilaria Sulës, babai i 22-vjeçares shqiptare: S’e dija që ishin ndarë…

Të tjera detaje dalin nga ngjarja që mëngjesin e së mërkurës tronditi dy vendet si Italia dhe Shqipëria, pasi studentja 22-vjeçare shqiptare, u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas Mark Samson, e më pas, trupi i saj u gjet brenda një valixheje. Mirëpo, vrasja e Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e cila jetonte në Terni të Italisë, ka ngritur shumë pikëpyetje. Babai i viktimës, Flamur Sula ka folur në programin italian “On Chi l’ha visto?”, i cili ka deklaruar se: “Ata ishin bashkë prej gati një viti e gjysmë”, duke iu referuar marrëdhënies së vajzës së tij me 23-vjeçarin filipinas. I ati i Ilarias ka rrëfyer se nuk e dinte që ishin ndarë: “Vajza ime nuk tha asgjë, vetëm se duheshin”. Ditët...