Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Vlorë, e pësojnë vietnamezet

Ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në Vlorë, e pësojnë vietnamezet

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetase me origjinë vietnameze, të cilat dyshohen se ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e prostitucionit. Ngjarja është zbuluar në një apartament të marrë me qira në lagjen “28 Nëntori”, ku 39-vjeçarja Th. Q. dhe 48-vjeçarja Th. L. ushtronin aktivitetin e dyshuar. Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë: Autoritetet nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetaset vietnameze Th. Q., 39 vjeçe, dhe Th. L., 48 vjeçe, pasi dyshohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.