Ushtronin “Exchange” pa licencë të BSH-së, jepet masa e sigurisë për 14 persona në Fier, 11 kambistë në arrest shtëpie!

Ushtronin “Exchange” pa licencë të BSH-së, jepet masa e sigurisë për 14 persona në Fier, 11 kambistë në arrest shtëpie!

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masa sigurie ndaj 14 personave, të dyshuar se ushtronin veprimtari të këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal. Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe përmes metodave speciale të hetimit, autoritetet thonë se kanë dokumentuar 14 raste të subjekteve tregtare që dyshohet se kryenin aktivitet në fushën e këmbimit valutor pa licencën përkatëse. Për 11 prej personave nën hetim është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për E. Dh., H....