Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e lagjeve Daraj dhe Tuffah në Gaza: Shkoni menjëherë…

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e lagjeve Daraj dhe Tuffah në Gaza: Shkoni menjëherë…

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një urdhër të ri evakuimi për banorët e lagjeve Daraj dhe Tuffah në Rripin e Gazës. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, zëdhënësi i IDF-së, në gjuhën arabe, ka bërë thirrje që të gjithë banorët që nuk janë larguar ende, të evakuohen menjëherë për arsye sigurie, duke u drejtuar drejt jugut, në zonën humanitare të Al-Mawasi. Ky urdhër vjen në kuadër të një përshkallëzimi të operacioneve ushtarake në Gaza, ku ushtria izraelite po intensifikon sulmet kundër grupeve militante dhe pozicioneve terroriste. IDF njofton se do të vazhdojë të ndërhyjë në çdo zonë ku evidentohen kërcënime ndaj sigurisë së Izraelit. Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbledhur kabinetin e sigurisë për të...