Ushtria izraelite kryen operacion “anti-terrorist” në West Bank, 64 të lënduar për shkak të gazit lotsjellës

Ushtria izraelite kryen operacion “anti-terrorist” në West Bank, 64 të lënduar për shkak të gazit lotsjellës

Dhjetëra palestinezë u plagosën në një operacion ushtarak të nisur herët këtë mëngjes nga ushtria izraelite rreth qytetit të vjetër të Nablusit, në veri të West Bank. Menjëherë pas mesnatës, dhjetëra automjete ushtarake hynë në qytetin e madh palestinez, sipas një korrespondent të AFP-së dhe një shtetrrethim u njoftua me altoparlantë në Nablus. Qyteti ndodhet në pjesën veriore të West Bank, territor nën pushtimin izraelit që nga viti 1967, i cili ka qenë në qendër, që nga 21 janari, të operacionit të koduar “Muri i Hekurt”, të cilin ushtria izraelite e paraqet si një operacion kundër organizatave të armatosura palestineze....
Burimi: Top-Channel.tv