Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ushtarët izraelitë, të urdhëruar për të qëlluar palestinezët në radhë për ndihma”
Ushtarë izraelitë kanë qëlluar qëllimisht ndaj palestinezëve të paarmatosur, të cilët ndodheshin pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza, raportoi gazeta izraelite Haaretz. Sipas këtij burimi, komandantët izraelitë kanë urdhëruar trupat që të qëllonin mbi turmat për t’i shpërndarë, edhe pse ishte e qartë se këta civilë nuk përbënin asnjë kërcënim. Pohohet se është përdorur mitraloz i rëndë për të shtypur banorët e uritur që prisnin ushqim në pikat e shpërndarjes së ngritura nga një kompani private. Gjithashtu, sipas raportimeve, disa ushtarë morën urdhra nga një gjeneral brigade që më herët kishte deklaruar se “nuk ka të pafajshëm në...