“Ushtarë me probleme mendore”, Berlini: Në rast lufte do kemi 400 të plagosur në ditë

“Ushtarë me probleme mendore”, Berlini: Në rast lufte do kemi 400 të plagosur në ditë

Nëse territori gjerman preket nga një sulm rus, Bundeswari gjerman e ka punën pisk. Zyrtarët pranë Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, besojnë se, në rast të një sulmi në territorin gjerman ose të NATO-s, Bundeswehr pret një numër të madh ushtarësh të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. “Në misionet e mëparshme ndërkombëtare, kishte një numër të kufizuar ushtarësh që kishin nevojë për kujdes”, tha Peter Zimmermann, Komisioneri i Ministrisë së Mbrojtjes për Çrregullimin e Stresit Posttraumatik (PTSD), për mediat gjermane. “Megjithatë, në një skenar mbrojtjeje kombëtare dhe të aleancës, kjo ndonjëherë mund të jetë deri në 50 në ditë”, shtoi ai. Më tej ai shton se “Duhet të përgatitemi për pyetjen se si të merremi me një numër kaq të madh njerëzish me probleme mendore”,...