Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ushtar britanik arrestohet në Kenia për përdhunim, njolla të reja mbi praninë ushtarake britanike në Afrikë
Një ushtar britanik është arrestuar në Kenia nën akuzën për përdhunim, duke rikthyer vëmendjen tek polemikat e shumta që kanë shoqëruar për vite me radhë prezencën e ushtrisë britanike në vendin afrikan. Incidenti i fundit ndodhi muajin e kaluar pranë Njësisë së Trajnimit të Ushtrisë Britanike në Kenia (BATUK), në qytetin Nanyuki, rreth 200 kilometra në veri të Nairobisë. Sipas raportimeve, ushtari i dyshuar akuzohet për përdhunimin e një gruaje lokale, pasi ai dhe disa kolegë kishin vizituar një bar në qytet. Ai u arrestua dhe po merret në pyetje nga autoritetet britanike dhe keniane. Hetimi është duke u zhvilluar...