Burimi:
Top-Channel.tv

Ushqimet rrisin inflacionin/ Arrin në 2.1% në muajin mars, ndikoi bulmeti, vezët, zarzavatet dhe mishi
👁12357
Çmimet e ushqimeve ndikuan ndjeshëm në inflacionin e muajit mars, sa gjysma e këtij treguesi. Inflacioni I përgjithshëm arriti në 2.1% ndërsa tek ushqimet qëndron në nivelin e 1.04%. Pas disa muajve në qëndrueshmëri, inflacioni u rrit përsëri. Ushqimet u shtrenjtuan më shumë të ndikuara kryesisht nga bulmeti vezët, zarzavatet përfshirë patatet por dhe mishi grupkategoritë që ndikuan më së shumti në inflacion. “Mbetemi goxha më poshtë objektivit që ne kemi për inflacionin vjetor që është rreth 3%. Ajo që na prek më shumë të gjithëve është pjesa e ushqimeve duke theksuar bulmetrat e zarzavatet që kanë shkaktuar këtë rritje...