Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në!

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përsëritur vullnetin e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me tregtinë. Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi Donald Trump tha se nga 1 gushti do të vendoset një tarifë 30% mbi eksportet evropiane. Von der Leyen njoftoi se Brukseli do të zgjasë vlefshmërinë e masave kundërpërgjigjëse deri në fillim të gushtit, edhe pse më herët ishte planifikuar që ato të skadonin të hënën ose të martën. Megjithatë, ajo theksoi se qëllimi i Evropës mbetet gjetja e një zgjidhjeje përmes negociatave me...
Burimi: Vizionplus.tv