Ursula von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë kurrë një bombë bërthamore, të kthehet në tryezën e negociatave

Ursula von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë kurrë një bombë bërthamore, të kthehet në tryezën e negociatave

Në sfondin e situatës shpërthyese në Lindjen e Mesme, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen lëshoi ​​një paralajmërim të qartë dhe të ashpër ndaj Teheranit, duke theksuar se “Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore”. Në një deklaratë, von der Leyen theksoi se “stabiliteti duhet të jetë përparësi absolute” dhe se “respekti për të drejtën ndërkombëtare është thelbësor”. Mes pasigurisë së madhe gjeopolitike, kryetarja e Komisionit i bëri thirrje Iranit të tregojë përgjegjësi dhe të angazhohet në një “proces diplomatik të besueshëm”. Iran must never acquire the bomb. With tensions in the Middle East at a new peak, stability must be the priority....
Burimi: Vizionplus.tv