Burimi:
Syri.net

‘Uria’ italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese
👁8196
"Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është "këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre. Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të madhe për ata që merren me përpunimin e drurit. "Janë i vetmi mjet mbijetese, në një zonë që nuk ofron asnjë mundësi punësimi dhe...