Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Urdhri i Ramës/ Paraqesin dorëheqjen krerët e njësive në bashkinë Shkodër dhe Malësi të Madhe! Krerët në Pukë dhe Fushë Arrëz nuk pranojnë
Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet në nivel lokal. Të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur pranë Bashkisë Shkodër dorëheqjet nga pozicionet e tyre. Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar urdhrin. Ai ka mbledhur vartësit e tij në një drekë lamtumire, ku u ka komunikuar ndryshimet e pritshme. Ndryshime ka edhe në bashkinë e Vaut të Dejës, por mbledhja pritet të zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku Kristian Shkreli...