Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Urdhëri” i Ramës, dorëhiqen nënkryetarët dhe administratorët në Bashkinë e Beratit
Edhe në Bashkinë e Beratit është zbatuar “urdhëri” i kryeministrit , Edi Rama, për rifreskimin e institucionit. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është kërkuar dorëheqja e të gjithë nënkryetarëve të bashkisë, kryetarëve të rajoneve dhe administratorëve të njësive vendore. Lëvizja vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm, që synon, sipas burimeve, rritjen e efikasitetit në shërbimin ndaj qytetarëve dhe përgatitjen për projekte të reja zhvillimi. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga kryetari i komanduar i Bashkisë, ndërkohë që emrat e pasardhësve pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim.