Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Uraniumi iranian i shpëtoi bastisjeve.” Ajatollahët e fshehin atë në laboratorë të rinj sekretë
Thesari radioaktiv i Ajatollahëve, ato 408.6 kilogramë uranium të pasuruar në 60 përqind, aq afër pragut të dobishëm për ndërtimin e bombës, janë të fshehura në ndonjë laborator sekret të Republikës Islamike. Një nga ato që nuk u raportuan kurrë në Agjencinë Atomike të OKB-së (IAEA), ose u raportuan me lëshime dhe jashtë kohe, pjesë e një rrjeti të mbuluar strukturash që, pas luftës 12-ditore, përbëjnë një Plan B potencial dhe të rrezikshëm. “Vlerësimet paraprake të inteligjencës të dhëna qeverive evropiane tregojnë se rezervat e uraniumit të Iranit mbeten kryesisht të paprekura”, shkruan Financial Times, duke cituar dy burime të...