UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, Gonxhja: Kemi punë përpara

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive kryesore të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore: Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe Rajoni i Liqenit të Ohrit – një pasuri e përbashkët me Maqedoninë e Veriut. Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë progresin dhe angazhimin e Shqipërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive. Butrinti u vlerësua për përmirësimet në menaxhim, investimet në infrastrukturë dhe projektet kërkimore e restauruese. Berati dhe Gjirokastra për ruajtjen e integritetit historik,...
Burimi: Javanews.al