Vrau bashkëshorten me armë gjahu, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin në Shkodër

Vrau bashkëshorten me armë gjahu, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Shtjefën Ziçin, 64-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Zamira Lila, ndërsa çështja u përfaqësua nga prokurorja Albulena Koliçi. Gjatë seancës, i akuzuari nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest në burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Agim Martini kërkoi kryerjen e një ekspertimi psikiatrik për klientin e tij. Sipas mbrojtjes, Ziçi ka qenë një familjar i rregullt, kishte rritur dy fëmijë me bashkëshorten dhe çifti nuk kishte pasur probleme të njohura, urdhra mbrojtjeje apo konflikte të mëparshme. Avokati argumentoi se ngjarja ka ndodhur në rrethana të pakuptueshme dhe se është e nevojshme të...