‘Kam vrarë gruan time, çfarë kam bërë’/ Gjykata lë në burg 64-vjeçarin e dyshuar për krimin në Shkodër
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shqefen Ziçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Seanca gjyqësore u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Zamira Lila, ndërsa prokuroria u përfaqësua nga prokurorja Albulena Koliçi. I pandehuri u përfaqësua nga avokati Agim Martini. Gjatë seancës, Ziçi nuk ka dhënë deklarime para gjykatës. Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga trupa gjykuese. Mbrojtja, nga ana tjetër, kërkoi kryerjen e një ekspertimi psikiatrik për të pandehurin. Avokati Agim Martini argumentoi se deri në momentin e ngjarjes, klienti i tij kishte pasur një jetë familjare të rregullt, së bashku me bashkëshorten kishin rritur dy fëmijë dhe nuk rezultonin konflikte të mëparshme në çift,...
Burimi:
syri.net