Financimi 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kryetarit Gazment Bardhi, ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja. Sipas një njoftimi për shtyp, kallëzimi lidhet me vendimin për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të artistit Kanye West, duke i akuzuar zyrtarët për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Sipas opozitës, ky financim i miratuar përmes një Akti Normativ është bërë në mungesë të plotë të një baze ligjore që do të autorizonte dhënien e mbështetjes për një eveniment të tillë. PD argumenton se ky fond publik është dhënë në mënyrë të paligjshme për të shmangur dështimin e një eventi privat, duke sjellë kështu dyshime të forta për abuzim me paratë e taksapaguesve. “Grupi Parlamentar i...
Burimi:
gijotina.com