Balla ironizon protestën: Flamingot fluturuan, ngelën vetëm sorrat
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, komentoi sërish protestat e qytetarëve, që kanë zgjatur më tepër se 40 ditë. Balla u shpreh se protesta e humbi kuptimin, kur nisi të bëhej politike. Sipas tij, flamingot kanë ikur tashmë e kanë ngelur vetëm sorrat. Taulant Balla: Në këtë sallë në emër të popullit ka një shumicë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Unë nuk tallem me protestuesit. Protesta kur nisi ishte e bukur, por prej ditës së parë e kam thënë dhe do e them se kur hyri Saliu, hyri Gonia, hyri Qorri apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat. Gone, përmes këtij tjetrit. Flamingot janë zog i pastër, prandaj ikën nga ju se jeni llumi.
Burimi:
javanews.al