Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, jana para publike

Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, jana para publike

Qëndresa Qytetare i është drejtuar zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) me një kërkesë për auditimin e përdorimit, administrimit dhe mbrojtjes së 4 milionë eurove të akorduara nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për financimin e koncertit të Kanye West. Në deklaratën e saj, organizata shpreh shqetësimin se ekzistojnë dyshime mbi ligjshmërinë e përdorimit të fondit rezervë, duke argumentuar se, sipas legjislacionit buxhetor, ky fond duhet të përdoret vetëm për shpenzime të paparashikuara dhe objektivisht të pamundura për t’u parashikuar gjatë hartimit të buxhetit. Sipas Qëndresës Qytetare, financimi i një aktiviteti privat kulturor përmes Aktit Normativ nr. 3/2026, të miratuar vetëm pak ditë përpara zhvillimit të koncertit, ngre pikëpyetje mbi respektimin e procedurave ligjore, transparencën e vendimmarrjes, kriteret e përzgjedhjes së përfituesit dhe...