Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin
Policia e Korçës ka ndarë detaje të tjera nga dinamika e krimit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku pas një konflikti mbeti i vrarë me armë zjarri “Kallashnikov” Johan Zuko, 20 vjeç, ushtarak i Forcave të Armatosura dhe ish-futbollist i akademisë së Skënderbeut. Mësohet se në sherr nuk kanë qenë të përfshirë vetëm dy shokët, viktima dhe autori, por edhe persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30. Konflikti nisi në lagjen nr. 15 dhe përfundoi në lagjen nr. 14, pranë shtëpisë së viktimës Zuko. Ky i fundit vrapoi për të shpëtuar dhe fshehur, por autori me kallash në dorë e gjeti dhe e vrau pranë banesës. “Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën...
Burimi:
javanews.al