Vlahovic, është dita e së vërtetës, marrëveshje për rinovimin ose largim nga Juventusi

Vlahovic, është dita e së vërtetës, marrëveshje për rinovimin ose largim nga Juventusi

Juventus përgatitet për një takim të ditës së fundit ku në tryezën e bisedimeve do të jenë Comolli, Chiellini, Ottolini dhe Milos Vlahovic. Tema e diskutimit është rinovimi i kontratës i Dusan Vlahovic që kërkohet me ngulm nga Spalletti. Në këtë pikë, në këtë takim do të duhet të vendoset nëse do të kete rinovim apo largim të sulmuesit nga Juventusi, nuk ka alternativë tjetër dhe duke qenë se kontrata skadon pas 27 ditësh është mëse logjike. Problemi është se arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë. Vlahovic kërkon një pagë 9 milionë euro në sezon, ndërsa bardhezinjtë nuk i ofrojnë më shumë se 6 milionë plus bonuse që janë tashmë gati. Dhe diferenca me Napolin dhe gjysmën e Evropës (Bayern, Chelsea,...