“MYSAFIRËT E PAFTUAR”/ Rama humb qetësinë, sulmon protestuesit: Çakej të Agimit të Artë, çeta kinse shqiponjash…
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e një grupi protestuesish nga tubimi i një dite më parë në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec, të cilët iu drejtuan selisë rozë. Rama ka postuar momentet kur protestuesit thërrasin me sharje e fyerje kundrejt kryeministrit duke i krahasuar me gjermanët nazistë apo kundërshtarët në Greqi ndaj investimeve. Rama thotë se i vetmi ndryshim është që “shqiptarët e vërtetë” nuk kanë lidhje me kundërshtimet e grekëve, ndryshe nga këta të fundit, një referencë për artikujt e mediave greke për Zvërnecin. “Mysafirët e paftuar të natës në selinë e Partisë Socialiste “Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës...
Burimi:
sot.com.al