Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
sot.com.al