Allegri drejt zgjidhjes së kontratës me Milanin, gati të nënshkruajë me Napolin dhe të takojë Drejtorin Sportiv, Manna

Allegri drejt zgjidhjes së kontratës me Milanin, gati të nënshkruajë me Napolin dhe të takojë Drejtorin Sportiv, Manna

Edhe shumë pak mungon nga zgjidhja e kontratës që lidh Massimiliano Allegrin me Milanin. Marrëveshja mes dy palëve është shumë pranë dhe kjo e mërkurë do të jetë dita vendimtare. Në këtë pikë trajneri livornez do të jetë i lirë të nënshkruajë me Napolin kontratën 2-vjeçare për të cilën ka arritur akordin me presidentin Aurelio De Laurentiis. Po kështu, këtë të mërkurë pasi të mbyllet përfundimisht eksperienca me Milanin, Massimiliano Allegri do të zhvillojë edhe takimin e parë me Drejtorin Sportiv të Napolit, Giovanni Manna, që do të jetë edhe mundësia e parë për të diskutuar për merkaton e transferimeve me Allegrin që do të mund të diktojë linjën e futbollistëve të pëlqyer për t’i pasur në sezonin e ardhshëm. Sigurisht trajneri toskan do të...