Vetëvendosje drejt formimit të qeverisë, Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës për zgjedhjen e presidentit
Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është drejt fundit, që i hapë rrugë angazhimit të partive politike për të formuar institucionet. Derisa rezultati aktual e nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si të parën me 52 ulëse të siguruara në Kuvend, bashkëpunimi me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin i siguron vetëm formimin e qeverisë, por jo edhe zgjedhjen e presidentit për çka duhen kuorum prej 80 vdeputetëve. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti të martën deklaroi se për të nisur angazhimin në këtë drejtim duhet të pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11, sa më shpejtë aq më mirë”, u shpreh Kurti. Kurti...
Burimi:
sot.com.al