Iu vihet flaka dy automjeteve diplomatike bullgare në Shkup, arrestohet autori! Reagon Sofja: Akt i hapur agresioni
Një incident është shënuar përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, ku dy automjeteve me targa diplomatike iu është vënë flaka. djegia e dy mjetee Në pranga u vu autori, një 44-vjeçar nga Shkupi, i cili është kapur nga kamerat teksa hedh lëndë djegëse tek automjetet dhe iu vë flakën. Qeveria e Maqedonisë së Veriut e dënoi ashpër incidentin, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë vend në një shtet demokratik. “Qeveria dënon pa mëdyshje vandalizmin dhe zjarrvënien e papranueshme të automjeteve diplomatike në një zonë ngjitur me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shkup. Veprime të tilla përbëjnë një sulm ndaj parimeve të sigurisë, marrëdhënieve diplomatike dhe të drejtës ndërkombëtare dhe nuk kanë vend në një shtet demokratik. Si qeveri, duam të dërgojmë një...
Burimi:
sot.com.al