MOL nënshkruan marrëveshje me Qeverinë serbe për menaxhimin e NIS-it

MOL nënshkruan marrëveshje me Qeverinë serbe për menaxhimin e NIS-it

Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe grupit hungarez, MOL nënshkruan më 16 qershor marrëveshjen ndërmjet aksionarëve për menaxhimin e ardhshëm të kompanisë të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione amerikane për shkak se shumica e pronësisë është në duart e rusëve. Me këtë dokument rregullohen struktura dhe mënyra e vendimmarrjes së organeve drejtuese, si dhe objektivat strategjike të kompanisë, sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë dhe MOL-it. Po ashtu u njoftua se MOL po vazhdon negociatat me Gazprom Neft-in rus për blerjen e pjesës së tij prej 56.15 për qind në NIS dhe se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar nga Zyra Amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) zgjatjen e licencës për këtë transaksion. Gjithashtu u...