Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje arrin në 52 mandate falë diasporës

Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje arrin në 52 mandate falë diasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në 52 ulëse në Kuvend nga numërimi i më pak se 50 mijë votave nga votimi me postë dhe i 22 mijë të votave nëpër përfaqësi diplomatike. E deri në fund kanë mbetur edhe rreth 35 mijë zarfe të ardhura me postë e rreth 11 mijë me vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Në rezultatet e përgjithshme, Vetëvendosje ka marrë 45.89 për qind si partia e parë. Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në 19.96 për qind. Lidhja Demokratike është e treta me 17.04 për qind dhe Aleanca e katërta me 6.89 për qind. Në ulëse deri tash, VV-ja ka marrë 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 e AAK-ja 7. Në rezultatet paraprake, VV-ja si parti e...