Protestuesi i drejtohet komisioneres Kos: Garancia s’vlen, do të grisim kontratën 36-vjeçare me klasën politike

Protestuesi i drejtohet komisioneres Kos: Garancia s’vlen, do të grisim kontratën 36-vjeçare me klasën politike

Një protestues ishte i radhës që iu drejtua komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos duke i thënë se garancia e qeverisë s’është e vlefshme pasi kanë vendosur të grisin kontratën me klasën politike. “I them znj. Kos, ti mund të marrësh garanci nga kjo qeveri, por ka diçka që e ke harruar: ne shqiptarët e Shqipërisë kemi vendosur ta grisim kontratën 36-vjeçare me këtë klasë politike! Pavarësisht përpjekjeve për ta kapur këtë protestë, inteligjenca e kësaj rinie është më e madhe nga sa mendoni! Teorisë se të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës i ka ardhur fundi!”, tha protestuesi.