Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro shtetasit italian në Portin e Durrësit

Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro shtetasit italian në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë. Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse. Dogana bën me dije se shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare.