U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie A, pasi Lecce ka intensifikuar negociatat për transferimin e 32-vjeçarit, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lazion. Sipas raportimeve nga Italia, bisedimet mes palëve po ecin në drejtimin e duhur dhe klubi nga Puglia synon ta finalizojë marrëveshjen brenda ditëve të ardhshme, duke i besuar eksperiencës së Hysajt për të përforcuar repartin mbrojtës për sezonin e ri. Hysaj i dha fund këtë vere aventurës pesë vjeçare me Lazion, ku zhvilloi 131 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe katër asistime. Megjithatë, sezoni i fundit nuk ishte ndër më të mirët për mbrojtësin kuqezi, pasi ai u aktivizua vetëm në...