Çdo ndeshje e fituar/ FIFA zgjedh arbitrin e “preferuar” të Messit për sfidën me Anglinë

Çdo ndeshje e fituar/ FIFA zgjedh arbitrin e “preferuar” të Messit për sfidën me Anglinë

FIFA ka zyrtarizuar arbitrat që do të drejtojnë gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës. Takimi do të gjykohet nga arbitri Ismail Elfath, një emër që është tashmë i njohur për Lionel Messin dhe kombëtaren argjentinase. Elfath, i lindur në Marok dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara, ishte arbitri i katërt në finalen e Kupës së Botës 2022 mes Argjentinës dhe Francës, e cila u fitua nga argjentinasit pas ekzekutimit të penalltive. Arbitri amerikan e njeh mirë edhe Lionel Messin nga koha kur ylli argjentinas luan te Inter Miami. Elfath ka gjykuar katër ndeshje të Messit në MLS dhe në të gjitha ato ndeshje skuadra e argjentinasit ka dalë fituese. Emërimi i tij vjen në një moment kur arbitrimi ndaj Argjentinës është...