Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë prej 20% mbi ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se një veprim i tillë do t’i shndërronte Shtetet e Bashkuara në një shtet “piratësh”. Në një postim në platformën Truth Social, Trump njoftoi se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 20% për të gjitha ngarkesat që transportohen përmes kësaj rruge strategjike detare. Duke folur në një aktivitet publik në shtetin brazilian të São Paulos, presidenti tha: “Një vend i madh si Shtetet e Bashkuara, që besoj se ka luftuar për një kohë të gjatë kundër piraterisë, nuk mund të bëhet tani pirat.” Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi...