Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”
Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e cilësuar atë raciste dhe antishqiptare, ndërsa ka kërkuar shpalljen e saj “non grata” dhe paditjen për nxitje të gjenocidit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, tha se në media ka qarkulluar një deklaratë e Paunoviç, ku ajo shprehet: “Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.” Sipas Garos, kjo deklaratë përbën një shprehje të hapur të urrejtjes dhe një justifikim të politikave të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999. Deklarata e plotë: Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe...
Burimi:
opinion.al