Conference League: Vllaznia kërkon biletën për në raundin e dytë në transfertën ndaj Malishevës

Conference League: Vllaznia kërkon biletën për në raundin e dytë në transfertën ndaj Malishevës

14 Korrik 2026 17:02 Telesport Vllaznia do të luajë nesër një nga sfidat më të rëndësishme të këtij fillimi sezoni, teksa do të përballet me Malishevën në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 16:30. Skuadra shkodrane udhëton drejt Kosovës me avantazhin e fitores 2-1 të arritur në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Pavarësisht se u gjend në disavantazh që në minutat e para, Vllaznia reagoi me qetësi dhe karakter, duke përmbysur rezultatin falë golave të Qatos dhe Emiljano Mustës. Tashmë, gjithçka mbetet e hapur për 90 minutat e kthimit, ku Vllaznia do të synojë të administrojë avantazhin dhe të sigurojë vazhdimësinë e rrugëtimit europian. Një kualifikim...