Tronditëse në Kosovë, vritet me armë zjarri gruaja shtatzënë
FOTO ILUSTRUESE KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, ku një grua shtatzënë ka mbetur e vrarë me armë zjarri, ndërsa një burrë është plagosur. Sipas mediave në Kosovë gruaja e cila ndërroi jetë, ishte në javën e 34 të shtatzënisë. Ndërkohë, i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës. Policia ka bërë të ditur për Klankosova.tv se fillimisht, një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri, dhe të njëjtit ishin gjetur në një dhomë gjumi. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje janë duke vazhduar.
Burimi:
zeri.ai