Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Të dërguar të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Wittkopf dhe Jared Kushner, kanë shtyrë vizitën e planifikuar në Moskë. Në një kohë kur vëmendja është përqendruar te lëvizjet amerikane në lidhje me luftën në Ukrainë, një burim i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS të dielën se vizita e planifikuar në Moskë nga i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Wittkopf, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit, është shtyrë. Burimi theksoi se vizita nuk ka gjasa të ndodhë para fundit të gushtit, duke shtuar se “ka arsye për shtyrjen e saj”, pa dhënë detaje. Më herët ishte raportuar se Wittkopf dhe Kushner mund të vizitonin Kievin dhe Moskën deri në fund të gushtit, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për çështjen ukrainase. Në...