Tritol në makinën e Mirash Gjikolajt, arrestohet personi i tretë i dyshuar si i përfshirë në ngjarje

Tritol në makinën e Mirash Gjikolajt, arrestohet personi i tretë i dyshuar si i përfshirë në ngjarje

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u caktua masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për shtetasin I.K., i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative, si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet 28-22 dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.66.2006, nisën pasi më datë 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, në makinën e shtetasit Mirash Gjikolaj e cila ishte e parkuar në oborrin e banesës së tij, ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese (dinamit). Për zbulimin e ngjarjes dhe autorëve të saj nga ana e Prokurorisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë...