Dusan Vlahovic dhe Juventus ndajnë rrugët, ndërpriten bisedimet për rinovimin

Dusan Vlahovic dhe Juventus ndajnë rrugët, ndërpriten bisedimet për rinovimin

Pas 4 vitesh e gjysmë, rrugët e Dusan Vlahovic dhe Juventusit ndahen. Klubi bardhezi dhe qendërsulmuesi në fakt nuk e arritën marrëveshjen për rinovimin e kontratës që skadon në 30 qershor. Pas bisedimeve të fundit, në fakt u pa një diferencë e dukshme mes kërkesës së sulmuesit serb(8 milionë euro në vit plus komisione dhe shpërblim për firmën) dhe ofertës së drejtuesve të Zonjës së Vjetër(6 milionë euro plus bonuse dhe pa shpërblime të tjera). Dhe në këtë pikë tratativat u ndërprenë përfundimisht. Ky përfundim negociatash komplikon jo pak merkaton e Juventusit duke marrë parasysh vlerësimin e Spallettit ndaj Vlahovic diçka që ai nuk e ka fshehur kurrë ‘E kemi ndjerë shumë mungesësn e Vlahovic-kishte thënë trajneri i Juventusit pas fitores ndaj Lecces përpara një...