Testimet japin shpresë! Një ilaç i ri inteligjent kundër kancerit zhduk tërësisht tumoret
Një trajtim i ri revolucionar ka sjellë rezultate të paprecedentë në mjekësi, duke arritur të zhdukë plotësisht tumoret te disa pacientë me kancer të avancuar. Bëhet fjalë për një injeksion me veprim të trefishtë, i cili u testua te pacientët që nuk reagonin më ndaj kimioterapisë apo imunoterapisë tradicionale. Ilaçi i quajtur Amivantamab, i zhvilluar nga kompania Johnson & Johnson, u testua në një projekt ndërkombëtar në 11 shtete. Në provat klinike morën pjesë 102 pacientë me kancer të kokës dhe qafës (lloji i gjashtë më i përhapur në botë). Rezultatet ishin befasuese! Te më shumë se një e treta e pacientëve (43 persona) tumoret u zvogëluan ndjeshëm, ndërsa në 15 raste ato u shkrinë plotësisht brenda pak javësh. Sipas shkencëtarëve nga Instituti i Kërkimit...
Burimi:
syri.net