Tiranë/ 51-vjeçari kapet me 811 gram kokainë në çantë, do e shpërndante në zona nëpër kryeqytet
Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, në pranga është vënë shtetasi F. B., 51 vjeç, i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një hetimi të organizuar më parë. Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin në një lokal në zonën e Freskut, ku gjatë kontrollit të çantës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 811 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të...
Burimi:
sot.com.al