Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, sipërmarrjet dixhitale të kreut të qeverisë, përdoren për të vjedhur qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas monologut të sotëm të Edi Ramës, i cili foli për konferencën ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel, duke akuzuar atë për mashtrime dhe shkelje të parimeve të luftës kundër korrupsionit. Për kryedemokratin Sali Berisha, Rama nuk shkoi në Bruksel si përfaqësues i shqiptarëve, por si përfaqësues i “familjeve mafioze Agasi dhe Çyrbja”. Sipas kryetarit të PD-së, sipërmarrjet dixhitale, Edi Rama i përdor për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Videomesazhi i plotë: Në serialin e mashtrimeve të dielës, Edi Rama sot u ndal në konferencën ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel. Së pari duhet theksuar se në Bruksel ai nuk shkoi si përfaqësues i shqiptarëve, po shkoi si përfaqësues i familjes mafioze Agasi dhe Çyrbja, të cilat i dekoroi pikërisht...
Burimi:
syri.net